Si te kursejme Energjine Elektrike
Kursimi i energjisë eshte nje nga misionet e diteve te sotme, ku cmimi i energjise po rritet gjithnje e me shume.
Nga eksperienca jone po ju japim disa keshilla:
Nëse keni pajisje që nuk i përdorni shpesh, mos e lini ne pune kot.
Fikni ndricmin e panevojshem, perdorni llampa sa me vogla ne power dhe me ndrcim te larte, kompjuterin fikeni pasi te mbaroni pune, televizorin fikeni kur nuk e shikoni, telefonin mos e lini te kohes ne karkim, kondicionerin ndize me temperature 18-22 ne dimer, lijeni me timer, mos e lini tere kohes ndezur, mbyllni dritaret dhe dyert ne ambjentin ku eshte kondicioneri.
Vetëm me kaq hapa të thjeshtë mund të kurseni shumë.
Hiqni te gjitha pajisjet nga priza nese nuk jan ne pune.
Perdorimi i nje prize zgjatuese me celes, jua ben me praktike ti fikni te gjitha me nje buton.
Kini kujdes me Kondicionerin
Temperatura e ambjentit te shtëpisë duhet 23 ose 26 gradë në verë, ndërsa në dimër duhet nga 18 deri 22 gradë.
Gjate verës mbani perdet mbyllur në pikun e vapës që të mbani larg nxehtësinë dhe ndricimin e diellit.
Gjate dimërit mbani perdet hapur që drita e diellit të ngrohë ambientin tuaj.
Perdorni ngjyra te hapura per lyerjen e Shtëpisë.
Nëse keni zgjidhur ngjyra të zbehta dhe të hapura për lyerjen e shtëpisë, drita do të reflektohet më shumë keshut nuk keni nevojë të ndizni dritat e shtëpise.
Ngjyrat e hapura përbëjnë avantazh të rëndësishëme gjate verës sepse muret nuk e përthithin aq shum nxehtësin.
Zgjidh Pajisje Që Kursejn Energjine Elektrike
Kur të beni blerje pajisje elektro-shtëpiake, zgjidh ato që kursejnë elektricitet sa me shume.
Vetëm falë tyre, konsumi juaj i elektricitetit do të jetë më i ulët dhe shpenzimet gjithashtu.
Lajini Rrobat Me Ujë sa me te Ftohtë te jete e mundur
Nëse ju i lani rrobat me ujë të ftohtë, do të kurseni goxha elektricitet. Nëse lavatriçja juaj ka karakteristika energy save, perdoreni ate menu.
Mos e Teproni Me Ujin e perdorur.
Kursimi i ujit ka lidhje edhe me kursimin e energjisë.
Nëse ju nuk e lini ujin të rrjedhë kot ndërsa bëni punet shtepiake, apo kujdesit personal, banjë, atëherë bolieri nuk do të shpenzojë më shumë energji për ta nxehur atë.
Kjo vlen edhe për WC-në, me të cilën nuk duhet ta teproni duke shtypur butonin e shkarkimit.
Zgjidhni Ndriçim Led, Lcd, Neon ekonomik
etj…
